Pas Shqipërisë, misioni i Frontex-it do të zgjerohet në Ballkan

19/07/2019 - 20:42

Qeveria gjermane vlerëson pozitivisht misionin e ri të Frontex-it në kufirin shqiptaro-grek.

Ky mision ka nisur para dy muajsh. Operacioni i Agjencisë europiane të Mbrojtjes së Kufirit kontribuon duke “mbështetur autoritetet shqiptare në punën e tyre për mbrojtjen e kufirit dhe për masat e kthimit si dhe aplikimin e standardeve të BE-së në këtë drejtim”, thuhet në një përgjigje të qeverisë gjermane ndaj kërkesës së parashtruar nga grupi palramentar i partisë “E Majta”, njofton agjencia e lajmeve dpa.

Aktualisht në kufirin shqiptaro-grek janë venosur 66 trupa kufitare nga 12 vende anëtare të BE-së, ndër ta njëmbëdhjetë punonjës të policisë gjermane.

Forcat e Frontex-it ndihmojnë rojet shqiptarë për të kontrolluar “vijën e gjelbër të kufirit” dhe të parandalojnë kriminalitetin ndërkufitar.  Ata janë pozicionuar në pesë pikëkalime kufitare. Ky është misioni i parë në një shtet jo anëtar të BE-së, ku pjesëtarët e Frontex-it marrin edhe kompetenca sovraniteti.

Sfondi i misionit të Frontex-it ka të bëjë me rritjen e numrit të refugjatëve dhe migrantëve më 2018, që kalojnë nga Greqia në Shqipëri. Që andej ata përpiqen të vazhdojnë rrugën kryesisht përmes Malit të Zi, ose Kosovës për në Itali, Austri e Gjermani. Në gjysmën e parë të këtij viti, sipas të dhënave të IOM në Shqipëri janë regjistruar 1210 migrantë të rinj. Vitin e kaluar kanë hyrë 3399 vetë në këtë vend. Krahasuar me vitin 2017 me 752 migrantë në Shqipëri numri i tyre është rritur ndjeshëm.

Misioni i Frontex-it do të zgjerohet edhe në vende të tjera të Ballkanit. Ndërkohë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme gjermane janë “në fazën finale të negociimit” marrëveshje përkatëse me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri ngeli në filtrat e vetingut për shkak të kontakteve me një të dënuar për trafik narkotikës

Sizmologu Llambro Duni qetëson shqiptarët që ende vijojnë të dridhen dhe janë të frikësuar nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit që pas

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare prokurori pranë gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë, Apostol Prifti.

Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi takoi në Durrës vullnetarët q

Një ndërtesë dy katëshe e amortizuar pranë banesës, do të detyrojë dy familje në lagjen nr.3 të Durrësit të largohen nga shtëpitë e tyre

Policia Rrugore vijon kontrollet edhe gjatë natës për të evidentuar shkelësit dhe rritur sigurinë në rrugë.

Këtë të diel, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë mesditës dhe p

Kur po bëhen 3 javë nga goditja e fortë e 26 nëntorit, toka sërish nuk gjen qetësi në Durrës.

Gazetarët shqiptarë, mediat shqiptare, organizatat e medias dhe ato të shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë menjëherë dhe

Pak ditë pas dasmës që familjen e të afërmit i mblodhi për gëzim, shtëpia e familjes Hajdari u mbush sërish, por këtë herë, për ta përcje