Pas pezullimit të udhëtimeve në rrugë ajrore dhe detare edhe në rrugë tokësore ndalohen prej ditës së sotme udhëtimet drejt Italisë. Mali i Zi ka vendosur të mos lejojë futjen e autobusëve shqiptarë që kanë destinacion shtetin italian.

Një urdhër i lëshuar në orët e para të mëngjesit në doganat e Muriqanit dhe të Hanit të Hotit, kërkon që të mos lejohet futja e autobusëve me pasagjerë që duan të shkojnë në Itali.

Në këto kushte do të kthehen pas të gjithë autobusët. Ky vendim është si rrjedhojë e masave të marra dhe nga shtete të tjera, që nga Kroacia e cila ka vendosur karantinimin për 14 ditë të personave që kalojnë kufirin.