“Pasha Allahun largohuni këtu se do ju vras”/ Zbardhet dosja e prokurorisë për 37-vjeçarin e arrestuar nga RENEA

06/06/2020 - 15:33

Reagim me nervozizëm, goditje e kërcënime me armë. Këto janë akuzat për 37-vjeçarin Roland Kryemadhi të zbuluara në dosjen e prokurorisë. Babai i 4 fëmijëve, besimtar mysliman, i dyshuar si ekstremist u arrestua më 3 qershor në banesën e tij në Kamëz pasi i bëri rezistencë policisë që kishte shkuar për ta shoqëruar.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se fillimisht policia ka shkuar në banesën e tij në rr. “Washington” Kamëz dhe kanë trokitur në portën e tij. Pasi kanë trokitur disa herë dhe dera nuk është hapur ata kanë parë shtetasin Roland Kryemadhi duke ardhur në banesë me biçikletë. Nga policia i është kërkuar të vinte me ta pasi duhet të shoqërohej në Gjykatë në zbatim të urdhrit të gjyqtarit por ai ka reaguar me nervozizëm ndaj punonjësve të policisë të cilët ishin me uniformë.

“Për këtë arsye ata e kanë kapur nga duart për ta shoqëruar fillimisht në Komisariat dhe më pas në Gjykatë por Roland Kryemadhi i ka kundërshtuar ata me dhunë fizike duke iu ikur nga duart dhe futur në banesë. Gjatë kundërshtimit ai ka goditur me shkelm në bark policin Romeo Gjoka duke e gjakosur.

Pas futjes së tij në banesë policia është pozicionuar rreth banesës së tij për të mos lejuar largimin e tij por në këtë moment Roland Kryemadhi ka dalë në tarracën e banesës së tij me një pistoletë në dorë dhe pasi ka lëvizur djepin luajtës të armës prapa ua ka drejtuar atë punonjësve të policisë duke iu thënë me zë të lartë “Pasha Allahun largohuni këtu se do ju vras”. Pas pak ai ka dalë tek dera e banesës me armë në dorë dhe ia ka drejtuar armën policit Roland Islamaj duke i thënë ‘largohu se do ju vras’ dhe është futur përsëri në banesë”, deklaron prokuroria.

Patrulla ka kërkuar ndihmë nga Komisariati i Policisë nr.5 dhe forcat RENEA.

Pas ardhjes së forcave speciale ato kanë negociuar me Roland Kryemadhin dhe ai është dorëzuar tek ato. Policia ka bërë kontrollin e banesës së tij por nuk ka mundur të gjejë armën e zjarrit me të cilën ai ka kanosur ata por brenda në banesë kanë gjetur një thikë me teh në të dy anët, me kanal në mes, që ka karakteristikat e armëve të ftohta.

Prokuroria ka kërkuar vlerësimin e ligjshëm të masës së arrestit pasi sipas policisë është marrë në përputhje me kriteret procedurale. Ndaj Kryemadhit Prokuroria e Tiranës më 18 tetor 2019 ka filluar procedimin penal me akuzën për “goditje për shkak të detyrës”./BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, dhe deputetët e Qarkut të Durrësit, nën drejtimin e kryetares së Komisionit, znj.

Komisioni Evropian ka prezantuar vlerësimin e tij për përmbushjen e kërkesave për mekanizimin e mbajtjes së liberalizimit të vizave me Sh

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 56-vjeçarin me iniciale R.S., i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitur

Sot u zhvillua mbledhja e dytë e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Roland Nasto, ku

COVID-19 futet në gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit duke pezulluar proceset gjyqësore për ditën e sotme, pasi ka prekur një

Ushtria shqiptare ka zhvilluar dje një operacion për pastrimin e ishullit të Sazanit nga municionet luftarake të depozituara atje ndër vi

Ambasada gjermane në Shqipëri paralajmëron qytetarët e saj lidhur me udhëtimet drejt vendit tonë duke paraqitur kornizën e situatës me pa

Nga 90 rastet e reja me koronavirus të identifikuar në të gjithë vendin, 15 janë regjistruar në Durrës.

Vijon të rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një tjetër reko