Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit publikojnë rezultatet e shtatë javëve të ndërhyrjes në terren në kuadër të lirimit të nyjeve dhe hapësirave në akset kryesore kombëtare nga tabelat dhe aktivitetet civile/ekonomike të vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor.

Gjatë 7 javëve të fundit është ndërhyrë në pastrimin e akseve si më poshtë:

Tiranë – Elbasan-Pogradec

Levan – Kakavijë

Lezhë – Shkodër-Hani i Hotit

Fier – Vlorë

Fushë Krujë – Ura Drinit-Lezhë

Elbasan – Peqin-Rrogozhinë

Rrogozhinë – Fier

Nyja e Milotit

Mbikalimi i Shkozetit – Plepa-Durrës

Mbikalimi i Dajlanit

Rrogozhinë – Plepa

Vorë – Fushë Krujë

Tiranë – Durrës

Pogradec – Korçë – Kapshticë

Në këtë fazë të ndërhyrjes në terren është kryer largimi nga shtrati i rrugës i 1419 tabelave, 124 kioskave, 39 vendgrumbullimeve të gomave, 24 vendgrumbullime materialesh inerte, 14 konstruksione metalike, 18 konstruksione druri, 8 kontenier, 7 lavazhe, 87 vazo lulesh flamuj dhe objekte të tjera të kësaj natyre. Gjithashtu është ndërhyrë në prishjen e 2 objekteve njëkatëshe dhe 1 objekti dykatësh.

Aktualisht, ARRSH dhe IKMT po ndërhyjnë në aksin Vlorë-Sarandë, Shkodër-Pukë dhe Kukës-Has. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u kujton të gjitha subjekteve se rivendosja e tabelave dhe objekteve që cenojnë sigurinë rrugore pasohet me marrjen e masave ndëshkuese në përputhje me përcaktimet ligjore.