Pastrohet ishulli i Sazanit, hiqen municionet luftarake të depozituara ndër vite

10/07/2020 - 11:37

Ushtria shqiptare ka zhvilluar dje një operacion për pastrimin e ishullit të Sazanit nga municionet luftarake të depozituara atje ndër vite.

Aksioni i Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura në Bashkëpunim me Forcën Detare dhe atë Tokësore është kryer nën masa të rrepta sigurisë.

Ministria e Mbrojtes njofton se për pasojë në ishull janë shpërthyer predha artilerie të kalibrave të ndryshëm.

NJOFTIMI MINISTRISË SË MBROJTJES

Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me Forcën Detare dhe atë Tokësore ndërrmorrën dje operacionin e pastrimit të ishullit të Sazanit nga municionet luftarake, të depozituara ndër vite në këtë ishull. Gjate operacionit të forcave xheniere janë shpërthyer konform protokollit të sigurisë municione të paplasura të llojit predha artilerie, te kalibrave: 120 mm; 130 mm dhe 77 mm.    

Operacioni, i kryer në masa të rrepta sigurie bëri të mundur pastrimin nga municionet që ishin grumbulluar prej vitesh në ishullin e Sazanit, i cili vitet e fundit frekuentohet nga turistë vendas e të huaj në periudhën maj – shtator.

Operacioni në Sazan nuk është i fundit nga ana e Forcave të Armatosura, pasi kontrolli dhe monitorimi i gjendjes së sigurisë në këtë ishull do të jetë i vazhdueshëm deri në pastrimin e plotë të zonës, që për vite me rradhë ka shërbyer si bazë ushtarake.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në katër shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të Durrësit posti i drejtorit është vakant, për këtë arsye janë shpallur procedurat e konkurimit

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë për mënyrën më të sigurtë të mësimdhënies duke ndryshuar disa herë planet pa

Pandemia e Covid-19 në Shqipëri pritet të shtoje papunësinë dhe të verë në sprovë kapacitetet në sistemin shëndetësor. Këto janë gjetjet

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako kanë inspektuar sot punimet në një nga kantieret e ndër

Stuhia dhe reshjet e dendura të mëngjesit të sotëm, kanë pasur edhe anën e tyre pozitive.

Në kulmin e pandemisë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj ka vendosur të hapë një tjetër

Ministria e Mbrojtjes do të vijojë ofrimin e bursave të plota, për studimet në akademitë ushtarake jashtë vendit, konkretisht në Turqi, k

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.