16/01/2021 - 09:44
Bashkia e Durrësit njofton se po vijon punën e përditshme për pastrimin dhe mbajtjen në gatishmëri të plotë të infrastrukturës kulluese për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur situatat emergjente që sjellin reshjet intensive.
Sipas asaj që publikon Bashkia në faqen e saj zyrtare në "Facebook", bëhet e ditur se kanali i ujërave të larta në Porto-Romano po pastrohet tërësisht nga shkurret dhe mbeturinat.
Po kështu janë rehabilituar dhe pastruar nga ndërmarrja Rruga dhjetëra kilometra kanale në të gjitha njësitë administrative.
/portali DurresLajm/