Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për tenderin e ushqimeve të bërë nga Ministria e Mbrojtjes gjatë muajve të parë të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Mësohet se SPAK ka marrë të pandehur 3 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes. Të pandehurit janë Ylli Imeri, Dafina Keca dhe Andrea Dapaj, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Ndërkohë mësohet se gjatë hetimeve në pyetje është marrë dhe ministrja Olta Xhaçka, e cila në kohën e kryerjes së tenderit drejtonte këtë ministri, por nuk janë gjetur prova kundër saj.

Hetimet nga SPAK për tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë nisën pas denoncimit të Partisë Demokratike. Partia më e madhe opozitare kallëzoi në SPAK zyrtarët dhe ministren Xhaçka, pasi sipas tyre tenderi ishte paracaktuar.