Pedagogu Arlind Qori shërohet nga Covid-19: Për ISHP-në unë nuk ekzistoja

29/10/2020 - 20:36

Pedagogu Arlind Qori ka lajmëruar se është infektuar me Covid-19 dhe është shëruar. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Qori shkruan se simptomat e para që ka pasur, para rreth 20 ditësh, ishin, dhimbje koke dhe temperaturë. Më pas, filluan simptomat më të vështira, humbja e shijes dhe nervozizmi. 

Përveç simptomave që tashmë i ka lënë pas, bashkë me virusin, Qori shkruan se ajo që ka vënë re është se skanerët, analizat dhe kontrollet mjekësore, e kanë kaluar rrogën e një pedagogu. Përsa u përket institucioneve publike, peagogu thotë se ai nuk ka ekzistuar. ISHP-ja nuk i ka bërë asnjë tampon dhe rrjedhimisht i është drejtuar privatit.

Statusi i plotë:

Përpara rreth 20 ditësh më zuri Covid-19. Simptomat e para ishin dhimbja e kokës dhe pak temperaturë. Me kalimin e ditëve temperatura rritej, e shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje. Pas nja dy ditëve më të vështira, simptoma më nervozuese është humbja e shijes dhe një topitje e gjithanshme e shqisave. Izolimi ishte dyfish i bezdisshëm: në shtëpi nga bota e madhe dhe brenda shtëpisë nga njerëzit. Më parë mendoja se në kushte të tilla do ta shfrytëzoja kohën për të lexuar, por më kot. Topitja e shqisave dhe arratisja e vëmendjes më pamundësonin kalimin në fjalinë e tretë. I kthehesha së dyti e së treti paragrafit, por ecja ishte prej breshke. Nuk i kisha menduar më parë kostot e Covid-19. Tamponët, ilaçet, skaneri e të tjera kontrolle e kanë kapërcyer rrogën mujore të një pedagogu. Çka më bën të pyes: Nëse unë mundesha, si ia bëjnë të varfrit?! Ç’ndodh me një të papunë apo një punëtore fasonerie, rroga mujore e të cilës nuk del as për antibiotikët?! Vdekja dhe mbijetesa e tyre është thjesht punë fati. Për institucionet shëndetësore publike unë nuk kam ekzistuar. ISHP nuk ka denjuar të më bëjë as tamponin e parë të evidentimit të virusit, as të dytin që do të më mundësonte t’u kthehesha punëve dhe fëmijët kopshtit. Mijëra të tjerë, me punë më pak fatlume se imja, lëkunden midis ankthit të infektimit dhe humbjes së punës nga zvarritja e pafundme e tamponëve. Nejse, unë më në fund zbrita te kafeneja poshtë pallatit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin.

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku shqiptar.

Mjekja pediatre, Gjerogjina Kuli-Lito e ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar detaje nga vdekja e fëmijë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka kaluar koronavirusin pa asnjë simptomë.

20 kandidatë për 4 vende pune në bashkinë e Durrësit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet ditën e enjte për të shqyrtuar 3 kandidatët e tjerë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin se sapo ka kaluar Covid-19.

Presidenti Ilir Meta ka humbur një person të shtrenjtë për të, mikun e tij Arjan Kuçin.

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj është infektuar dhe pas tre javëve izolim ka shpallur fitoren nga Covid-19.

Gjykata e posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për gjyqtaren Mimoza Margjeka të arrestuar për ko