Pedagogu i video skandalit me studenten lirohet nga arresti, do hetohet në gjendje të lirë

20/11/2019 - 17:13

Do të hetohet në gjendje të lirë pedagogu i Elbasanit, Denis Himçi, i cili u vu në pranga disa muaj më parë, pasi u denoncua nëpërmjet një video përgjimi, ku shihej teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së provimeve.

Gjykata e Apelit të Elbasanit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj ish-pedagogut duke i hequr edhe arrestin në shtëpi. Ndërkohë që ishte në paraburgim, pedagogu u ndje keq dhe u dërgua në spital pas problemeve me zemrën.  Himçi kaloi parainfarkt.

Pedagogu Denis Himçi u vu në pranga pas publikimit të video skandalit të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, në shtator, ku ky i fundit i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve, por edhe të ndikonte tek kolegët e tjerë që vajza të kalonte provimet e mbartura.

Ai akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar në një dalje për mediat se përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 83 raste të reja, 6 prej të

Në lidhje me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë), ka reaguar kryepeshkopi i Tiranës, D

Sipas MeteoAlb, Ultësira Perëndimore do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike këtë të diel.

Beton, mungesë gjelbërimi, derdhje e ujërave të zeza në det dhe papastërti përgjatë bregut të detit.

Është rihapur procesi i aplikimit për qytetarët e Durrësit, banesat e të cilëve janë të dëmtuar nga tërmeti, por që në muajin shkurt e pa

Gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja ka shkruar një status prekës për ndarjen nga jeta të inxhinierit durrsak Ilir Hoxha, i cili humbi b

Të mërkurën, qeveria shqiptare miratoi shumën prej rreth 2.1 miliardë lekë që do të shkojë për grantet e rikonstruksionit të banesave me

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nën

Mungesa e ndriçimit publik në rrugët e qytetit të Durrësit është kthyer në nxitës të ngacmimeve seksuale dhe grabitjeve.