Pediatrja tregon rastin e rëndë me vajzën e saj: Në 1997 tentuan të ma përdhunonin

11/02/2019 - 21:55

Përdhunimi i të miturës në Kavajë nga shokët e klasës është komentuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “A Show” në News 24. Pediatrja Lira Gjika nuk mundohet të gjejë fajtorë por thotë se në këtë histori të gjithë si vajza ashtu edhe djemtë janë viktima.

Ajo tregoi në studio se në ketë situatë kishte qenë edhe familja e saj, duke treguar një episod të vitit 1997 ku i kishin rrëmbyer e tentuar t’i përdhunonin të bijën.

Nuk u gabua, ne po fillojmë të flasim. Jemi në rrugën e të menduarit të gjërave. Nuk jemi shumë të talentuar në këtë drejtim dhe flasim emocionalisht. Është rast fatlum ka shuëm të tjera raste që nuk kuptohen, nuk tregohen. Ky rast i bën të rriturit më të vëmendshëm.

Ti personalisht ku e vë theksin, media bëri atë që duhet apo e teproi, politika ndërhyri në mënyrë sensacionale?

Përpiqemi duke shfrytëzuar plagët tona edhe pse jo bukur, unë them që shteti po interesohet. Në këtë rast është marrë vetë kreu i qeverisë.

Mua më duket sikur ka munguar shteti…

Frika ndërtohet në familje. Në shkollë e dinin dhe heshtnin. Si mund të heshtte shkolla?

Po kërkon të fajësosh shkollën…praktikisht familja qëndron larg kësaj ngjarje… S’të duket anormale që u morën me vajzën e familjen e saj dhe jo me ata djem?

Edhe ata janë të mitur, duhet të kesh një model që kërkon në jetë. Ata janë rritur në një mjedis ku gruaja nuk respektohet. Aty dy duhet të jenë dy lidera dhe kjo do zbulohet nga hetimi, por unë them që aty të gjithë janë viktima.

U zgjidh kjo çështje me kaq?

Historia sa ka nisur ajo vajza është nën kërcënim, familja e saj, nëna e saj është e linçuar, e etiketuar. Mos harro që është një qytet i vogël maskilist. Duhet të ndërhyhet me profesionalizëm. Të marrin të shpëtojnë vajzën se ndjehet e pisët, e frikshme

Duket sikur ke përjetuar një situatë të ngjashme…

Po edhe mua kanë tentuar të ma rrëmbejnë e përdhunojnë vajzën në 1997. E kanë rrëmbyer, por dikush ishte aty dhe e shpëtoi. E di mirë çdo të thotë kjo histori për atë familje dhe për atë vajzë. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dhuna ndaj turistëve spanjollë dhe video me pamje si në filmat aksion ku pronari i lokalit “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima ka

Është liruar nga burgu kreu i FRPD-së, Arvit Bushati, pasi dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike protestuan para komisariatit të pol

Nëse mendoni se i nxehti ekstrem kaloi, gaboheni! Kjo javë do të rikthejë temperaturat përvëluese.

Dy turistet e humbura në Alpet shqiptare janë gjetur.

Eugenio Galdón është spanjolli që pa tmerr me sy teksa kishte zgjedhur të vizitonte Porto Palermon në Shqipëri dhe fati e përballi me Mih

Drejtori i Burgut “313”, Maksim Hamitaj, është pezulluar nga detyra për shkak se është gjetur në shkelje duke favorizuar disa të burgosur

25 automjete të gjobitura ditët e fundit nga Policia Bashkiake e Durrësit për parkime të gabuara.

Ergys Brahimaj është 31-vjeçari që humbi jetën pas shembjes së skelës në pallatin ku ai po punonte në Tiranë.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako ka zhvilluar ditën e sotme një takim me tri vajza të vogla durrsake dhe nxënëse shumë të m