Vijon aksioni për arrestimin e personave të përfshirë në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës. Policia ka arrestuar sot në Kavajë një të afërm të familjes Hajri, pasi akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Ka dyshime që ky person, shtetasi me inicailet F.Xh, mund të ketë fshehur sende të viktimës. Kujtojmë se, ditën e sotme Policia ka arrestuar autorët Bajram Hajri, Elton Hajri, Leonard Hajri (të tre vëllezër) dhe Olsi Turjan. Këta persona kanë rrëmbyer në Kamëz dhe më pas rrahën për vdekje Jak Prengën në restortin e tyre luksoz “Golden”, në Shijak pasi vëllai i viktimës duhet të dorëzonte në Angli me porosi të tyre 243 kilogram kokainë.

Ndërkohë janë nën hetim dhe 6 persona të tjerë si të përfshirë. Ka dyshime të forta që trupi i pajetë i 49-vjeçarit mund të jetë groposur në territorin e Shijakut. Po ashtu policia ka kontrolluar përgjatë kësaj zone, me qen gjurmues.