Pensionistët e vetmuar në Durrës, ja ku mund të kontaktojnë nga e hëna për t'u furnizuar me ushqime

29/03/2020 - 11:52

Nga e hëna, pensionistët në të gjithë vendin e kanë të ndaluar të dalin, pas masës drastike që ndërmori qeveria, për t’i ruajtur nga rreziku i prekjes nga koronavirusi.

Ndërsa shumë prej tyre falenderojnë qeverinë për kujdesin që po tregon për t’i evituar prekjen nga Covid-19, në të njëjtën kohë ata shtrojnë pyetjen sesi do duhet të veprojnë për t’u furnizuar me ushqime apo ilaçe duke nisur nga dita e nesërme.

DurrësLajm komunikoi me autoritetet vendore për të mësuar më shumë sesi do të duhet të veprojnë pensionistët e Durrësit nga dita e hënë, nëse do të kenë nevojat e sipërpërmendura. Bëhet fjalë këtu për pensionistët që jetojnë të vetmuar dhe nuk kanë fëmijët, nipërit apo mbesat, qoftë edhe komshinjtë që mund t’u blejnë gjërat e domosdoshme.

Për këta pensionistë apo persona me aftësi të kufizuar që nuk duhet të lëvizin deri në një moment të dytë, do të mendojnë autoritetet.

Sipas prefektit Roland Nasto, pensionistët e vetmuar, listat e të cilëve i ka pushteti lokal, do të kontaktojnë me bashkinë apo njësitë administrative dhe do të jenë grupet e terrenit që do t’u vijnë në ndihmë duke shkuar shtëpi më shtëpi. Ndërsa përsa i përket ilaçeve që marrin rregullisht çdo muaj, ata do të mbajnë kontakt të ngushtë me mjekët e familjes.

Ndërsa nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, thotë se pensionistët mund të shkruajnë në platformën e qeverisjes “Shqipëria që duam”, në Facebook-un e kryebashkiakut apo atë të bashkisë.

“Për ata që nuk mund të përdorin internetin, aplikimin mund ta bëjnë fëmijët, të afërmit apo komshinjtë. Në këtë periudhë duhet solidaritet nga të gjithë. Vetëm së bashku mund t’ia dalim”,- thotë Tahiri.

Në të njëjtën kohë, për ata pensonistë që e kanë të pamundur të lidhen me platformat online, në faqen e bashkisë së Durrësit janë të publikuar numrat e telefonit të 11 kryetarëve të njësive administrative në qytet dhe komunat periferike, ku pensionistët apo personat e pamundur mund të adresojnë problematikat e tyre përsa i përket furnizimit me ushqime apo ilaçe.

DurrësLajm po publikon më poshtë numrat e krerëve të njësive administrative, ashtu siç janë të publikuara në faqen e bashkisë Durrës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atë që po ndodh në burg, me shqiptarin Aleksandër Luca, i dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimi

Regjisori Robert Budina nga Kukësi ka thënë se pasi të përfundojë turi për mbledhjen e gjihë firmave të peticionit, Aleanca do organizojë

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, bashkia e Durrësit vendosi në fillim të muajit prill që në tregun e fr

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komentoi aktualitetin politik, duke u ndalur tek reforma zgjedhore. Ai t

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar formimin e personave, të cilët ishin pjesë e grupit të punës, të cilët vendosë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me një letër publike kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i kujton kontratën q

Edhe dietologia Blerina Bombaj ka dalë kundër nismës së kryeministrit Edi Ramës për të bërë pa makina të dielat nga tetori deri në mars 2

Sot ka filluar puna për riparimin e bankinave në shëtitoren Taulantia në Durrës.