"Pas tragjedisë së Otrantos, kjo ka qenë një nga ngjarjet më të dhimbshme që më është dashur të ndjekë".

Gazetari Enrik Mehmeti ka treguar se si është ndjerë pas masakrës së Selenicës dhe përballjen e tij sy më sy më vrasësin, 24-vjeçarin Ridvan Zykaj.  Disa gazetarët, mes tyre dhe Enrik Mehmeti, u përballën në Gjykatën e Vlorës, me vrasësin.

"Nuk kam parë asnjë lloj pendimi. Ishte një shikim më tepër sikur ne e bezdisnim. Nga eksperienca kam parë që shumica e vrasësve janë penduar. Në këtë rast pash një vrasës gjakftohtë. Nuk kishte minimumin e një pendimi, të paktën për dy fëmijët. Pamja e dy arkivoleve të bardha bashkë me ata 6 të tjerët ishte vërtet prekëse. Një dhimbje e madhe", ka thënë gazetari Enrik Mehmeti.