Përcillet me nderime nga Letonia, trupi i major Tanushit mbërrin në Tiranë

15/05/2019 - 13:12

Komandanti i kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO-s në vendin baltik, u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij. 

Efektivë të nëntë vendeve pjesëmarrëse në misionin "enhanced Forward Presence”, përfshirë Letoninë, përcollën në Aeroportin e Rigës arkivolin e mbuluar me flamurin kombëtar, me trupin e major Tanushit, i cili do të transportohet me avion ushtarak në atdhe.

Trupi i major Tanushit ndërkohë ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”, ku po pritet me nderime ushtarake përpara se të dërgohet pranë familjes.

Homazhet për komandantin e kontingjentit shqiptar në Letoni, do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 - 12:00. 

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.

Ngushëllime në ambasadat shqiptare jashtë vendit:

Në nder të major Tanushit, në grup-batalionin e NATO-s në bazën Adazi, ku shërben kontingjenti shqiptar është zhvilluar një ceremoni.

Ndërsa në ambasadat shqiptare në SHBA, Kanada, Kosovë, Rumani, Turqi, Bullgari, Itali, etj, është çelur libri i ngushëllimeve për të dy efektivët e Forcave të Armatosura shqiptare, të rënë në krye të detyrës, major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife, të cilët humbën jetën për shkak të një shpërthimi, javën e kaluar në Letoni.

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Mbrojtjes i Letonisë, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, vizitoi Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, ku la shënimin e tij në librin e ngushëllimeve për dy efektivët.

Në librin e ngushëllimeve në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë, ndër të tjerë, kanë lënë shënimet e tyre edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj dhe ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

OBSH përgëzon Qeverinë Shqiptare për hapat e ndërmarrë për ndalimin e duhanpirjes dhe mbrojtjen e shëndetit nga të gjitha llojet e produk

Ashtu si në mandatin e parë, Bashkia e Tiranës vijon punën për shtimin e këndeve të lojërave për fëmijët.

Një super-operacion droge mes Italisë dhe Shqipërisë është finalizuar me sukses këtë mëngjes.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Bradasheshi”, sekuestrohen 50 doza kokainë, aparate celular, një automjet dhe një shum

Policia Kufitare e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës kanë zhvilluar një trajnim në Plavë për rritjen e nivelit të kapaciteteve të Polic

Temperatura relativisht të larta dhe kthjellime mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë deri në orët e pasdites, kur në verilindje dhe jugli

Një incident ndodhi me një vajzë sot në plazhin e Durrësit, e cila pasi kishte humbur ndjenjat, ishte rrëzuar në tokë duke u përplasur me

-Fjala në varrimin e kësaj gruaje fisnike dhe me karakter të jashtëzakonshëm