Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë nga një grup djemsh, po ashtu minorenë, duke e shantazhuar ka tronditur opinion kombëtar. Por nëna e një prej djemve të arrestuar, më i madhi prej tyre, një 16-vjeçar, e intervistuar nga “Open” i ka mohuar akuzat që djali i saj të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën.

“Djalin po e mbajnë padrejtësisht në burg. Ma kane quajtur monster. Nuk është e vërtetë. Çuni ka bërë veç një puthje dhe një prekje. Kaq. Është në gjendje të rëndë në paraburgim. Djali është 16 vjeç. minoren ai, minoren ajo, pse duhet të gjykohen kështu”, u shpreh ajo.

Më tej nëna e 16-vjeçarit vijon të mohojë edhe që djali i saj të ketë bërë shantazh ndaj saj. Sipas saj tashmë çështja është kthyer në politike dhe po dënohen padrejtësisht.

“Nuk e di çfarë kanë bërë djemtë e tjerë, çuni im nuk e ka bërë këtë. Çuni im nuk është rritur ashtu. Djali im ndihet keq sepse është pafajshëm. Kanë futur edhe politikën e mesme. Kur prindëri i vajzës e dinte se kishte të dashur, si nuk e pyeti njëherë vajzën. Nuk e kanë problem se u përdhunua një vajzë. Por tani ka ndërhyrë politika, po e bëjnë politikë”, tha ajo.