Përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit shefi i Stacionit Policor Fushë Arrëz, Izmir Duraku, për të cilin bëri denoncim vajza e rritur në jetimoren e Shkodrës, e abuzuar seksualisht prej tij në vitin 2015.

Vendimi u mor nga kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas publikimit edhe në media të këtij skandali.

Ditën e djeshme, SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u ndalua shefi i Stacionit Policor Fushe Arrez, i dyshuar per marredhenie seksuale me dhune.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani të një psikologu.