Përfaqësues të Strukturës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor ( WBIF), Komisionit Europian dhe BERZH, kanë zhvilluar një vizitë në Portin e Durrësit, këtë të premte. Vizita vjen në kuadër të takimit tē rradhës së WBIF që u zhvillua këtë javë në Tiranë.

Të pranishmit u pritën nga kreu i Autoritetit Portual Durrës, z.Agron Tare dhe stafi i APD-së. Ndalesa e parë ishte Terminali Perëndimor dhe më pas Terminali i Trageteve (AFTO).

Një vit më parë WBIF aprovoi një grant prej 28 milion euro, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor.

Ky investim pritet që të mundësojë rritjen e kapaciteteve përpunuese të anijeve, rritjen e thellësisë së projektuar, me qëllim ankorimin e anijeve me tonazh të madh si dhe të rrisë qendrushmërinë e kalatave për mbajtjen e tonazheve të larta.