Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa banesa të vjetra në lagjen nr.5, në qendër të Durrësit. Zjarri ka rënë në ndërtesat në afërsi të stacionit të autobusave. Siç shihet edhe nga pamjet filmike që po publikon DurrësLajm, në zonë ka pasur prezencë të shtuar të policisë dhe zjarrfikëses, që sipas dëshmitarëve në vendngjarje ka mbërritur me rreth 20 minuta vonesë.

Në vendngjarje ndodhen 3 makina zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.