Sërish vatër zjarri në Durrës.

Mësohet se flakët kanë përfshirë gjatë natës disa vreshta në fshatin Radë të Durrësit.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur tre automjete dhe 9 zjarrfikës, duke bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit dhe fikjen e tij.

Nuk bëhen me dije shkaqet e rënies së zjarrit.