Zjarr në Drejtorinë Arsimore në Fier. Burime zyrtare bënë me dijet se zjarri ka rënë rreth orës 15:10, në katin e dytë të ndërtesës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty. Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.