Përfshihet nga flakët një kabinë elektrike në sektorin “Hekurudha” në Durrës.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët që përpinë në pak minuta objektin.

Paraprakisht dyshohet se mbingarkesa e linjave ose një shkëndije elektrike mund të ketë shkaktuar flakët.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

K.H.