Një kabinë elektrike në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Kabina ndodhet në lagjen “Kastrioti” të Fushë-Krujës.

Falë ndërhyrjes në kohë rekord të zjarrfikësve, zjarri është shuar dhe është evituar shpërthimi i kabinës që mund të kishte shkaktuar një tragjedi.

Ndërkohë kabina ka dalë jashtë përdorimi dhe rreth 500 familje mbetën pa energji elektrike.