Të shtunën, më 12 tetor 2019, ka hyrë për shkarkim në kalatën 2 të portit të Durrësit anija me flamur rus “Sv Georgiy Pobedonosets” me 3 600 tonë grurë.

Me vendim të gjykatës së Durrësit më 20 shtator 2019 është ndaluar dhe priste në radë. Anija nuk shkarkohej pasi kishte mosmarrëveshje për pagesën midis nisësit rus të mallit dhe pritësit shqiptar.

Anija “SV.Georgiy Pobedonosets” u nis nga porti Volgodonsk në Rusi më datë 22 gusht dhe mbërriti në Durrës më datë 31 gusht.

Ngërçi për mos shkarkimin e anijes për rreth 40 ditë u shkaktua, sepse kompania shqiptare që ka bërë porosinë kishte paguar 500 mijë euro tek ndërmjetësi që ka kontaktuar me kompaninë ruse që zotëronte sasinë e grurit që do nisej për Shqipëri.

Por paratë nuk kishin kaluar ende tek kompania që ka dërguar grurin dhe njëkohësisht anija nuk ishte paguar për transportin e kryer.

Th.M.