Ka përfunduar pas 3 orësh mbledhja e Këshillit te Sigurisë Kombëtare e zhvilluar mes Presidentit Meta, kryeministrit Edi Rama, liderit opozitar Lulzim Basha, ministrave, kreut  të Emergjencave Civile dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Në qendër të diskutimeve ka qenë situata e krijuar në vend si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Edhe pse virtuale, për herë të parë pas shumë kohësh kjo mbledhje bëri bashkë Presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha.