Ka përfunduar para pak çastesh protesta e opozitës në Durrës. Ashtu si në 11 akse të tjera në qarqe të ndryshme të vendit, për rreth dy orë me rradhë mbikalimi i Plepave ka qenë i bllokuar.

Vetëm para pak minutash ka rinisur qarkullimi i mjeteve në këtë aks, menjëherë sapo protestuesit nisën të shpërndahen. 

Vlen të theksohet se nuk u regjistrua asnjë incident, gjatë 2 orëve protestë.