Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Taulantia” në segmentin nga hotel “Arvi” deri te hotel “Aragosta”.

Pavarësisht masave kundër përhapjes së Covid-19, punimet në këtë rrugë me gjatësi 720 metra, nuk kanë ndaluar edhe gjatë izolimit.

Investimi i cili kishte afat 84 ditor, është kryer me fondet e Bashkisë së Durrësit, me vlerë 14,486,748 lekë.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga “DurrësLajm” në këtë segment është shtruar asfalt i ri në një sipërfaqe 6980 m² si dhe është vendosur sinjalistika horizontale dhe vertikale.

Në të gjithë zonën e Vollgës po kryhen ndërhyrje të cilat do të tjetërsojnë hapësirën duke filluar nga projekti “Veliera” dhe vazhduar me rehabilitimin e shëtitores “Taulantia”.

Më herët Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar se për rikonstruksionin e shëtitores janë realizuar mbi 60% e punimeve, janë vendosur mbi 2800 m²  kubik guri, 1200 m² pllaka guri, si dhe të gjitha rrugicat lidhëse me beton.