Ka përfunduar, pas rreth 1 orë e 10 minuta, takimi i kryeministrit Rama me shefen e misionit të OSBE-ODHIR në Shqipëri, Ursula Gacek.

Në fund të takim ajo që ra në sy ishte dalja veç e veç nga selia e palëve në takim ku nuk pati një përshëndetje miqësore.

Takimi është zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, të cilat opozita ka kontestuar se nuk do t’i njohë. I pranishëm ishte dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gacek, zhvilloi një takim në selinë blu me kryedemokratin Basha.

Takimi zgjati rreth 1 orë e 45 minuta dhe u zhvillua pa praninë e mediave, ku në përfundim të takimit nuk pati deklarata nga asnjë nga palët. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të tjerë të PD-së, si Ivi Kaso apo Oerd Bylykbashi.