Përgjimet/ Astrit Avdylaj telefonon Kokomanin, vendos për kandidatët e PS-së së Shijakut

05/06/2019 - 11:03

Pjesë e përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane "Bild" është edhe kryetari i bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani në një bisedë telefonike me Astrit Avdylajn, kreu i bandës kriminale Avdylaj në Shijak.

Astrit Avdylaj kreu i bandës kriminale Avdylaj në Shijak telefonon kreun e bashkisë së Shijakut (0692069933) Ardian Kokomani për të lënë një takim me të, me Vangjush Dakon kryetarin e bashkisë Durrës dhe me një kandidat të ardhshëm  për deputet, "Liri"  ( Ilir Ndraxhi)  një person që banda kriminale Avdylaj kërkon që të vihet në listë përpara si kandidat i PS-së.

Takimi është për këtë qëllim. Të finalizohet marrëveshja që Ilir Ndraxhi të bëhet kandidat i PS-së për deputet në Durrës, duke përfaqësuar interesat e klanit kriminal të Avdylajt dhe klani i Avdylajve do të japë një mbështetje të plotë fushatës së PS-së në Durrës.

Astrit Avdylaj: Alo

Kryetari i Bashkisë Shijak: Hë mo  

Astrit Avdylaj: Si je kryetar

Kryetari i Bashkisë Shijak: Si ke qenë ti?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit. Ça po bo

Kryetari i Bashkisë Shijak: Jam akoma këtej, sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë.

Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë, e di përse të mora

Kryetari i Bashkisë Shijak: Po..

Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10:00 të mëngjesit, Alo..

Kryetari i Bashkisë Shijak: Po po të dëgjoj

Astrit Avdylaj: Unë ti Gjushi, ( Vangjush Dako)  Liri ( Ilir Ndraxhi, kandidat për deputet në Shijak), vëllai i Lirit, Jupi, dhe do të pijmë një kafe në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora.

Kryetari i Bashkisë Shijak: në orën 10:00 do të jemi edhe tek Pallati i Kulturës sepse ka vdekur Niko Bespalla, ish futbollisti jonë, shijaksi jonë. Kanë ceremoninë në Pallatin e Kulturës dhe takohemi atje.

Astrit Avdylaj: Do takohemi tek një kafe, do të sjellim Paparitin, që të jemi nesër... a më kupton.

Kryetari i Bashkisë Shijak: Pa merak

Astrit Avdylaj: Erdhën sot ato, por i diskutueshëm..., ishte dhe Juli... kështu që e kupton. Ngaqë është edhe ai,  edhe ti të jesh...sepse normal po të mos jesh ti ... a më kupton

Kryetari i Bashkisë Shijak: E kuptoj

Astrit Avdylaj: Alo, çfarë the?

Kryetari i Bashkisë Shijak: Titi, them pa merak do të jem në Durrës. Rri pa merak. Sepse do të jem edhe në ceremoni atje, rri pa merak

Astrit Avdylaj: Mirë, prandaj që do ashu, që të jesh edhe ti me këto.., më kupton?

Kryetari i Bashkisë Shijak: Po, Po

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit

Kryetari i Bashkisë Shijak: Ok mirupafshim

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

"Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" stacionin e radhës për firmosjen e peticionit e ka pasur në Lushnje.

Mjeku Pëllumb Pipero, i cili i bë shumë popullor gjatë pandemisë nga koronavirusi, me këshillat që jepte për qytetarët është shpallur “Qy

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka treguar vështirësitë me

Prokuroria e Tiranës ka thirur sot në pyetje tre specialistët e Institutit të Ndërtimit, që përpiluan akt-ekspertizën dhe dolën në konklu

Në mbledhjen e nesërme që do zhvillojë Këshilli Bashkiak Durrës, një nga pikat kryesore është shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit: “

Këshilli Bashkiak Durrës do të mbajë mbledhjen e radhës ditën e premte, data 29.05.2020, ora 14:00.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Restoranteve Turistike në vend, për të dëgjuar

Vazhdon shembja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shijak.

Në këtë periudhë të vështirë pandemie, e gjithë vëmendja është te mjekët dhe infermierët.