Përgjimet e Antimafias/ “Duan 20% të kontratës”, zbardhet biseda e ‘Princit’ dhe porosia e ‘Nikut’: Në janar edhe në spitale

25/01/2021 - 18:30

Zbardhen të tjera përgjime të Antimafias së Katanzaros, e cila goditi pak ditë më parë një grup mafioz në Itali, ndërsa ekzekutoi 48 urdhër-arreste, mes tyre dhe për shtetas shqiptarë. Përgjimet telefonike të personave në hetim nxorën ndër të tjera dhe Shqipërinë dhe se si mund të bëhet biznes në vendin tonë përmes korrupsionit në nivelet e larta.

Në këtë dosje përmenden se si fitohen tenderat në vendin tonë dhe pagesa e 20%-it, duke iu referuar shqiptarit me emrin ‘Nik’.

PJESË NGA DOSJA

GALLO i tregon treshes SPEZIALI, LARUSSA dhe BRUTTO për atë se si punohet në Shqipëri për kontrata në sektorin publik, duke aluduar qartë për ryshfet.

BRUTTO: …Në qendër të Tiranës?

GALLO: qiejgërvishtësit e rinj shesin 3800-4000 euro metrin…dhe kostoja… e dini cila është kostoja maksimale? 510 euro…

SPEZIALI: or nëse bëni gjë luksoze…

GALLO: Ai më tha nëse gjen sipërmarrësin ky Nik është një karakter i vlefshëm…

BRUTTO: Dhe nuk mund të flasim për këtë me këtë…

GALLO: Dhe tani ta shohim, tani ai vjen në Itali… më 9 ju jeni në Romë…

SPEZIALI: 9?

GALLO: 9 nëntor…ai është president…

SPEZIALI: Në Romë?

GALLO: Nëse jeni në Romë më 9 nëntor…ai është President i Grupit SOL në Shqipëri…ata të oksigjenit, furnizojnë spitalet…ai është i lidhur me ENEL, kjo është e lidhur me të gjithë…dhe ai më tha qartë, ata duan 20% të kontratës, ata duan, më tha ai…por nëse ata paguajnë për të…(shqiptari i referohet NIK)

SPEZIALI: Në Shqipëri…pallati i Kulturës në Piazza, e bukur…

GALLO: Ka shumë barezë ka shumë.. por besoj se për ndërtesa të mëdha nuk presin italianë…

Data: 28.10.2017 09:08:27

Gallo Antonio, në shoqëri të BRUTTO Tommaso dhe BRUTTO Saverio. (Gallo, njihet ndryshe si ‘Princi’)

Gallo: (duke parë Saverio) ti NIK ti ke qenë aty?…

Brutto S.: eh jo u nisa…

Gallo: E cova (i referohet a D’alessandro Luciano) tek njeri, njeri…ku është SOL (i referohet shqiptarit Nik (dhe takimit të dokumentuar përmes spyëare)

Burri: Po…

Gallo: “Komandoni presidentin…..Kryeministrin….edhe i kam thënë qartë….në sy të Luciano….i thashë më jep prokurën e ENI inc….se marrin 20% (ryshfet) ato”

Burri: “Po..”

Gallo: “…ok?…në Janar edhe në spitale….në janar…(zhurma)” /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria vijon të shënojë shifra të larta të infektimeve nga Covid 19, ndërsa i lartë mbetet edhe numri i fataliteteve.

Avokatja e njohur në Durrës, Luljeta Petani, përmes një statusi në rrjete sociale ka kritikuar mënyrën sesi forcat politike janë përfshir

Të gjesh vend parkimi në Durrës, shpesh kthehet në mision shumë të vështirë.

Pas Greqisë, edhe Ministria e Jashtme Shqitpare njofton masa të reja anti-Covid në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Mjeku Tritan Kalo ka bërë disa vlerësime në lidhje me mënyrën se si po menaxhohet pandemia e koronavirusit në vend.

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, është infektuar me koronavirus.

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe so

Pas largimit të leshterikëve nga vija bregdetare e plazhit të Durrësit, aksioni është përqendruar në shëtitoren “Taulantia”.

Gjatë pjesës së parë të ditës së kësaj të shtune, kthjellimet mbeten mbizotëruese në territor.

Dy vëllezër nga Mati kanë ndërruar jetë në një kohë jo më të gjatë se 24 orë.