Përgjimet e Ndraghetas/ SPAK nis hetimet për pastrimin e parave të mafies

24/01/2021 - 11:42

Pas fakteve për ato që ka zbardhur media si pjesë të dosjes prej 1000 faqesh të përgjimeve të Antimafias italiane, mësohet se SPAK është vënë në lëvizje.

Burime pranë Strukturës së posaçme Antikorrupsion bëjnë me dije se është regjistruar procedimi penal dhe ka filluar hetimi. SPAK do thërrasë figura të njohura të politikës dhe shtetit për të dhënë dëshmitë e tyre lidhur me përgjimet e mafies italiane ku përmenden figura të rëndësishme të qeverisë dhe biznesmenë shqiptarë të përfshirë.

Mësohet se një ministër i rëndësishëm dhe një zyrtar i lartë në hierarkinë e ekzekutivit shqiptar do thirren për të dëshmuar fillimisht.

Pjesë e hetimit penal nga SPAK do jetë sekuestrimi i gjithë dosjeve të tenderimeve të “Nikut” të përmendur në përgjimet e antimafies italiane, lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës dhe Durrësit në tre vitet e fundit si dhe disa koncesione e PPP.

Po kështu do merren nga kompanitë mobile telefonatat e “Nikut” me ministrin nën hetim./Mapo.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndëshkohen me masë administrative 1672 shtetas që u konstatuan pa maskat mbrojtëse, gjatë 48 orëve të fundit.

Komisioni Europian i ka kërkuar sqarime qeverisë shqiptare pas marrëveshjes me kompaninë “Emaar” nga Emiratet e Bashkuara Arabe për dhëni

Detaje të reja zbardhen në lidhje me ndarjen e parakoshme nga jeta të 27-vjepares Ariola Sakollari për shkak të Covid-19. 

Proçedohen penalisht 10 shtetas në Kukës për aktivitete të paligjshme.

Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet të japë sot vendimin për kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë lidhur me shkarkimin nga detyra t

Ky është momenti i aksidentit të çuditshëm në Durrës, i cili ndodhi paraditen e djeshme në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar.

Pas vendimit të mjekut Tritan Kalo për t’u larguar nga Komiteti i Ekspertëve ka reaguar doktori Erion Dasho.

Mjeku i njohur infeksionit, Tritan Kalo ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se është larguar nga Komiteti Teknik i Ekspertëv

Orët e para të ditës së sotme do të dominohen nga kthjellimet në të gjithë Shqipërinë sipas MeteoAlb.

Brenda muajit maj pritet të përfundojë ndërtimi i rrjetit rrugor dhe infrastrukturës urbane në Spitallë, ku do të ndërtohet lagjja e re p