Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka reaguar zyrtarisht pas akuzave të partisë demokratike se emri i tij përmendet në përgjimet e EULEX-it.

Dako mohoi akuzat, ndërsa theksoi se do të përballet me çdo që po të jetë nevoja.

"I hedh poshtë të gjitha akuzat, janë thashetheme dhe do përballem po të jete nevoja. Akuza të mjeranëve, që kanë mbetur me 4 deputetë", tha Dako.

Deklaratën kryebashkiaku Dako e bëri gjatë aksionit "Të pastrojmë Shqipërinë".