Përgjimet/ Shefi i Komisariatit të Kamzës flet me drejtorin: Xhelali mendohet të marrë…

17/06/2019 - 17:40

Edhe drejtori i Policisë së Kamzës, Sali Skura është i përfshirë në fushatën zgjedhore për bashkinë e Dibrës, gjatë zgjedhjeve të parakohshme atje tri vite më parë, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit.

Në përgjimet e publikuara nga Bild, kryepolici i Kamzës informon gjerësisht drejtorin në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, të cilin midis të tjerash i uron fitore.

Në përgjimin numër 8 të Bild, shefi i policisë së Kamzës e informon gjerësisht drejtorin mbi lëvizjet e Xhelalit, me sa duket kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu dhe votat që ka ai në zonën e Lurës dhe Reçit.

Përgjimi numër 8:

Drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi flet me shefin e stacionit policor të Kamzës

Arben Keshi: Urdhëro!

Sali Skura, shefi i policisë së Kamzës: Sala në Kamzë jam. Sali Skura.

Arben Keshi: Hë mo, çkemi?

Sali Skura: Mirë. Si ia kalon? Si janë duke shku?

Arben Keshi: Mirë duken. Na këputën këto të Kamzës. Bllokohen autobusët e Kamzës.

Sali Skura: Po, pra po!

Arben Keshi: Bllokohen autobusët e Kamzës o shok.

Sali Skura: Po pra. Kemi nxjerrë postblloqe policie. Në orën 3 kanë në mend me u nis. Në orën 3 e gjysë.

Arben Keshi: A keni informacionet se sa bëhet llafi për t’u nisë?

Sali Skura: Nga ora 3 e gjysmë do të nisen. I kemi marrë do masa domethënë.

Arben Keshi: A janë shumë?

Sali Skura: Mendohet rreth 450, 500 veta.

Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali?

Sali Skura: Xhelali i ka organizuar krejt bashkinë i ka çu te Turizmi i ri në Lurë. E kupton?

Arben Keshi: Kuptoj!

Sali Skura: Maqellara si duket?

Arben Keshi: Maqellara është mirë sepse s’ka njerëz nga Kamza në Maqellarë. Nga krahu i Xhelalit nuk kam asnjë unë.

Sali Skura: Lura është problem.

Arben Keshi: Lura, Reçi.

Sali Skura: Lura, Reçi gjithë ajo krahinë atje. Nga komisionerët ma merr mendja i keni futur në xhep?

Arben Keshi: Po! Po! Sigurisht!

Sali Skura: Po qyteti si duket?

Arben Keshi: Mirë duket! Po flas për Lurën dhe për Reçin, pjesën që vjen nga Xhelali.

Sali Skura: Po pra po! Melita (punonjëse e gjendjes civile) s’ka pas çfarë me bë me këto kodet (manipulimi i adresës së votuesve dhe kodi individual i votuesve që mund të identifikojë edhe votën).

Arben Keshi: Jo mo vlla jo. Nuk ka pasur çfarë të bëjë. Thjesht ata që kanë gjendjen civile, s’ke ca me bo.

Sali Skura: Sepse i kam ndjekur nga mbrapa sot që nga mëngjesi. Hajde të uroj fitore.

Arben Keshi: Për çfarë do të flasim? Bëhet fjalë për 450 vota. Do të thotë se ka ardhur me njerëzit e vet në Lurë ai?

Sali Skura: Njerëzit e vetë, e ke parasysh. Janë ca furgona.

Arben Keshi: Vetëm për këtë pjesë të informacionti, Lura apo edhe zona të tjera desha të di pak a shumë.

Sali Skura: Po, po. Vetëm nga krahu këtej, se mos shkojnë nga Mirdita.

Arben Keshi: Rrugës së parë që i binë andej.

Sali Skura: Po! Mirë, hajde suksese! Kalofsh mirë.

Arben Keshi: Rrofsh faleminderit

Në përgjimin numër 9, të publikuar nga “Bild”, del Zyrtari i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, duke folur me shefin e komisariatit nr.5, Sali Skurën, për votimet në zonën e Dibrës.

Në këtë bisedë Skura pyet Keshin nëse gjërat po shkojnë mirë për PS-në, e ndër të tjera, Skura thotë se kanë bllokuar disa autobusë dhe se disa të tjerë i hodhën me miqësi.

Arben Keshi: Urdhëro?

Sali Skua: O Beni Sala jam

Arben Keshi: Hë mo ça bone?

Sali Skura: Çkemi si ja çove?

Arben Keshi: Mirë si ja çove

Sali Skura:  Hë si janë gjërat andej?

Arben Keshi: Ku di gjë, mirë duket po ke parasysh, thesi i mbyllur

Sali Skura: Po po. Si duket situata

Arben Keshi: Po mirë

Sali Skura: Jo po flas nga pjesëmarrja, si e shikon ti domethënë

Arben Keshi: aq sa kanë marrë vazhdimisht, ke parasysh nga 52%, jo më shumë

Sali Skura: Si shko Maqellara si përafrohet?

Arben Keshi: ku di unë. Mirë mirë na thonë të gjithë, po të shohim a e themi dot vetë ne mirë. Sepse është zonë e palexueshme kjo.

Sali Skura: po po e vërtetë

Keshi: A erdhën shumë mbrëmë këndej mo?

Sali Skura: Si?

Arben Keshi: a erdhën shumë autobusa mbrëmë?

Sali Skura: jo jo, nja 7 i bllokuan

Arben Keshi: I bllokuan ëë?

Sali Skura: Po po, të tjerat ia hodhëm kështu, me miqësi

Arben Keshi: Mirë pra

Sali Skura: Mirë, bëj kujdes vlla dhe fitore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gota e pjata plastike, degë pemësh apo dheu nga vazot e luleve që ishin vendosur deri pak orë më parë në sheshin kryesor të qytetit të Du

IGJEUM sjell parashikimin e motit për ditën e sotme dhe te nesërme.

Ditën e sotme në portin e Durrësit ka mbërritur një anije ushtarake, pjesë e marinës turke.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të kontrolleve rigoroze në të gjitha subjektet që prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte us

Një milion karta identiteti dhe pasaporta qytetarësh pritet të skadojnë në fund të këtij viti.

Pas prishjes së ndërtesës katër katëshe, pranë stadiumit të ri "Arena Kombëtare", radhën e pati një ndërtesë në Kashar për t'i hapur rrug

Në Shqipëri shumica socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj p

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur 15 emrat e prokurorëve, të cilët do të vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Po

 Kanë kaluar dy ditë pas ngjarjes së ndodhur në kanionin e Holtës, ku humbi jetën 26-vjecarja, Desantila Sollaku, nga prurjet e fuqishme