Detaje të tjera janë zbuluar nga dosja e përgjimeve të autoriteteve italiane që u kanë bërë trafikantëve shqiptarë të drogës, ku përmendet dhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në këtë pjesë të dosjes me mbi 400 faqe të autoriteteve italiane të zbardhur nga BalkanWeb, është zbardhur biseda kur trafikanti Moisi Habilaj ka humbur një dërgesë kanabisi dhe flet me fjalë të ashpra ndaj policëve, duke thënë se po të kishte një kallashnikov, do t’i kishte vrarë.

Më 19 nëntor të vitit 2013, Moisi Habilaj u rifut në Itali duke zbarkuar në Bari i nisur nga Durrësi mbrëmjen e 18.11.2013. Teksa arrin në Pulje, dhe takohen me bashkëkombasin e tij Asllan i cili e pyeste se ku mund të gjente makinën e lënë nga vëllai i tij Floriani që më pas të shkonte për në Sicili. Gjatë udhëtimit, Moisi Habilaj, i thotë bashkëshortes së tij Linas që të caktojë një ditë takimi me Meridian Sulajn. Dhe pasi u takuan, ata folën për një ngarkesë droge të humbur e cila ishte sekuestruar nga policia në muajin gusht të po atij viti. Të dy, në brendësi të makinës Fiat Bravo, flisnin për një sekuestro të 1650 kg kanabis si dhe për arrestimin e disa bashkëkombasve të tyre. Kjo bisedë tregon për një tjetër përfshirje të këtyre të dyve në trafikun e drogës. Pasi zbresin në rrugën “Dei Mandaranci” ku kërkonte me një person nga Katania, Habilaj hipën sërish në makinë dhe i thotë Sulajt se nuk e kishte gjetur.

MeridianPo nëse flisnin këta gjërat do shkonin ndryshe ?

HabilajPo sigurisht.

MeridianPo ti rri i qetë, kjo është një gjë e imja tani.

HabilajGjërat do ishin ndryshe.

MerdianNuk duhet të ndodhte kjo. T’i q.. robt, unë doja të shkonte mirë kjo, kështu ti shikon se çdo 10 ditë do e kesh këtu ‘makinën’, çdo 10 ditë Patrasso­ Catania.

MeridianDo kishim mbaruar, gjysma e punës ishte brenda, gazetat thonë se 3­4 pako i mori deti, të zinjtë (flet për policët) ishin të gjithë kalamaj.

Habilaj: Të kisha një kallash (armë AK47) do i kisha shtrirë, bam, bam, bam.

Këtu mbyllet biseda, dhe Meridiani zbret nga Fiat-i i Moisi Habilajt dhe hipën në BMW-në e tij.