Përkeqësimi i motit në fundjavë, prefekti Nasto thirrje për marrjen e masave për të shmangur përmbytjet

19/01/2021 - 14:40

Prefektura e qarkut të Durrësit njofton se duke iu referuara informacioneve paraprake nga IGJEUM, SHMU, MeteoAlb si dhe ERCC se në datat 22-26 janar do të ketë reshje shiu intensive, prefekti Nasto ka kërkuar marrjen e masave përgatitore dhe parandaluese për përballimin e situatës së pritshme.

Në njoftimin e prefekturës thuhet se, duke qenë se pasojat e këtyre rreshjeve, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të lumenjve kryesorë të qarkut të Durrësit; Erzen dhe Ishëm, mund të ndikojnë te banesat, gjëja e gjallë, objektet e rëndësisë së vaçantë, mjedisi dhe trashëgimia kulturore, kërkohet që të merren masat nga strukturat përgjegjëse për planifikimin dhe parapërgatitjen duke parashikuar, në rast se do të jetë e nevojshme, evakuimi dhe akomodimi i personave, si dhe gjesë së gjallë.

NJOFTIMI I PLOTË

Prefekti i Qarkut Durrës referuar informacioneve paraprake nga IGJEUM, SHMU (Shërbimi Meteorologjik Ushtarak), MeteoAlb si dhe ERCC (Emergency Response Coordination Centre) dhe shërbimeve të tjera meteorologjike si dhe informimit të AKMC sipas të cilëve prej datës 22.01.2021 deri me datë 26.01.2021, pritet që në territorin e Republikës së Shqipërisë të ketë rreshje shiu intensive si dhe rritje të temperaturave, ku intensiteti i rreshjeve pritet të shkoj deri në 230mm/24Orë në zona të caktuara. Kjo situatë nuk përjashton dhe qarkun tonë.

Duke qenë se pasojat e këtyre rreshjeve, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të lumejve kryesorë të Qarkut të Durrësit, Erzen dhe Ishëm, mund të ndikojnë tek banesat, gjëja e gjallë, objktet e rëndësisë së vaçantë, mjedisi dhe trashigimnia kulturore, kërkohet marrja e masave përgatitore dhe parandaluese për përballimin e situatës së pritshme, intensifikimi i punës për vënien në gatishmëri të strukturave operacionale vendore dhe qëndrore, si dhe marrja e masave nga strukturat përgjegjëse për planifikimin dhe parapërgatitjen duke parashikuar, në rast se do të jetë e nevojshme, evakuimi dhe akomodimi i personave, si dhe gjesë së gjallë, në mënyrë që situata në fjalë të mos na gjejë të papërgatitur.

Në fokus të gjithë veprimtarisë së strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel Vendor dhe Qëndror kërkojmë angazhimin maksimal për informimin, monitorimin dhe përgjigjen me prioritet në:

1. Njoftimi i hershëm i publikut;

2. Sigurimi i jetës së njerëzve;

3. Sigurimi i gjësë së gjallë;

4. Mbrojtja e banesave dhe pronave të tyre;

5. Evakuimi i popullsisë në rast nevoje;

6. Sigurimi i kushteve të popullsisë në vendstrehimet e tyre;

7. Mundësimi i ndihmës në ushqime e veshmbathje për popullatën.

8. Sigurimi i kushteve të gjësë së gjallë me ushqim dhe strehim;

9. Ofrimi i ndihmës mjekësore.

10. Të mbahet kontakt i vazhdueshëm nga të gjitha strukturat e Mrojtjes Civile me sektorin e Emergjencave Civile të institucionit të Prefektit.

Gjithashtu, detyra parësore e strukturave vendore dhe qëndrore në qark është të organizojë dhe të drejtojë punën për inspektimin në vend të gjendjes së objekteve të infrastrukturës, të mjedisit, të gatishmërisë teknike të mjeteve, si dhe gjendjen e rezervave për të përballuar situatat që mund të krijohen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për tenderin e ushqimeve të bërë nga Ministria e Mbrojtjes gja

Policia e Shteti ka ndëshkuar me masë administrative gjatë fundjavës 2953 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2923 prej tyre për

Shumë shpejt fushata e vaksinimit për Covid-19 nis edhe në Durrës.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi në takimin e zhvilluar me kampionin e Ballkanit, atletin Izmir Smajlaj, nënvizon se a

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq gjqyta

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mesditën e djshme në autostradën Vlorë-Fier.

Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet këtë të hënë për të diskutuar masat kundër përhapjes së pandemisë së Covid-19.

Sipas MeteoAlb, kthjellimet do të dominojnë në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës së hënë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve te fundit janë kryer 3805 testime per persona te dyshuar me Covi