U deshën vetëm disa minuta reshje shiu të dendura, që zona e “Don Boskos” në Tiranë t'i ngjasonte Venecias.

Për automjetet por më tepër për këmbësorët ka krijuar probleme ndërsa lartësia e ujit arriti në disa centimetra. Kjo është një zonë problematike në kryeqytet pasi me pak reshje shiu përmbytet.