Moti me shi i cili ka përfshirë Durrësin pasditen e sotme, ka shkaktuar përmbytje në disa prej rrugëve kryesore të qytetit.

Një problem i përhershëm ky në stinën e reshjeve, me të cilin përballën durrsakët.

Rrjeti i kanalizimeve ka dalë jashtë funksioni dhe ujërat e zeza kanë shpërthyer nëpër rrugë.

Situata paraqitet shqetësuese në zonën e prane Tregut Industrial në Durrës, ku për shkak të reshjeve të dendura, banorët kanë mbetur të izoluar.