Përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës, 20 biznese kallzim në prokurori

19/01/2018 - 12:45

Vijojnë hetimet për shkaqet e përmbytjes së autostradës mbrëmjen e 30 nëntorit 2017. Prokuroria e Tiranës i kërkon Autoritetit Rrugor Shqiptar dosjen e Projektit të ngushtimit të përroit në Urën e Limuthit në Autostradë.

Sipas burimeve nga kjo prokurori janë  të paktën 20 biznese që janë paraqitur në prokurori dhe kanë bërë kallëzim për dëmtim të pronës nga përmbytja. Ndërkohë dosja hetimore i është përcjellë komisariatit të policisë Vorë për të kryer veprimet në terren.

Dosja po hetohet nga prokurori Ervin Karanxha. Ende nuk është e saktë se sa është vlera e dëmit të shkaktuar nga përmbytjet në autostradë por ekspertët kanë përllogaritur të jetë mbi 1 milionë euro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas MeteoAlb, orët e paradites së kësaj të marte do dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta, po

Në studion e emisionit “Opinion” gazetarja Klodiana Lala ka lexuar një fragment nga dosja në ngarkim të personave të bandës së Avdylajve.

Ambasada Amerikane në Tiranë u ka dhënë një këshillë të gjithë atyre që kanë aplikuar për Lotarinë.

Me ftesë të kreut të shtetit austriak, Alexander Van der Bellen, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u nis këtë të hënë për një vizitë sht

Policia e Shtetit ka publikuar sot listën me fituesit e fazës së parë për “Patrullë e Përgjithshme” që do të kalojnë në testin fizik.

Në zonën e ish-Kënetës apo "Durrësin e Ri", është ngritur një zyrë e Policisë së Shtetit, për t’i ardhur në ndihmë banorëve të njësisë ad

Drejtori i Patentave, Arben Isaraj, ka dhënë dorëheqjen pas arrestimit të vëllait të tij për trafik narkotikësh.

Të gjithë ata që nuk i kanë plotësuar vitet e punës me kontribute për të përfituar pension, tashmë kanë një zgjidhje.