Përmirësohet moti në Durrës tri ditë pasi u përfshi nga stuhia.

Taulant Allka, kapiten i Portit të Durrësit, tha për “DurrësLajm” se valëzimi në det të hapur ka shkuar 5 deri në 6 ballë, ndërsa kjo situatë nuk pengoi tragetet të mbërrijnë në kohë nga portet italiane.

Peshkarexhat që prej tre ditësh kanë qenë të siguruara në bankina, pritet që të dalin sot në det me përmirësimin e motit. Në te dy portet në Porto Romano dhe Durrës sot ka vijuar puna pa probleme.

Allka tha se situata eshtë drejt përmirësimit.

K.H.