Aksidentohet një fëmijë 10 vjeç tek Ura e Dajlanit teksa po lëvizte më këmbë.

Aksidenti ka ndodhur një ditë më parë, më datë 17 qershor, kur një mjet ka përplasur vogëlushin nga Durrësi, informon policia.

Pas ngjarjes, shkaktari i aksidentit është larguar menjëherë, ndërsa i mituri është transportuar në spital, ku dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.