Një këmbësor i moshuar është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, rreth orës 09:05, në lagjen nr. 6.

Policia informon se një mjet i paidentifikuar ka përplasur shtetasin këmbësor K.Ç., 80 vjeç , i cili u trasportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit.