Një aksident ku janë përfshirë 3 mjete ka ndodhur pasditen e djeshme në Durrës, por fatmirësisht pa lënë persona të plagosur.

Shkaktar i këtij aksidenti ka qenë shtetasi H. Bregasi 41 vjeç, banues në Plazh të Durrësit, i cili sipas policisë, ka qenë në gjendje të dehur.

Rreth orës 19:30, në afërsi të “Kolegjit Turk”, ai ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” kur ka goditur mjetet tip “Benz” dhe “Ford” me drejtues shtetasit M.N. dhe K. R.

Më pas, 41-vjeçari u arrestua nën akuzën e “Drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt”.