Një aksident është regjistruar pak minuta më parë pranë rotondës së Kënetës, në Durrës, sapo del nga rruga e re që të çon te kampusi universitar.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz është përplasur me një kamion në mes të rrugës.

Nuk bëhet ende e ditur nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti.