Një aksident me pasojë plagosjen e një vajze të mitur 7-vjeçare nga Shijaku është regjistruar një ditë më parë. Shkaktar i aksidentit ka qenë një i ri nga Mamurrasi, i cili ka përfunduar në prangat e policisë.

Specialistët  e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. Lleshaj 21 vjeç, banues në Mamurras.

Më datë 13.12.2017, në aksin rrugor Sukth-Maminas, ka aksidentuar shtetasen këmbësore me iniciale S.M. 7 vjeçe, banuese në Shijak, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290/2 të Kodit Penal.