Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e raportuar më herët për një konflikt me armë në një disko në Dhërmi pas mesnatës së të shtunës.

Policia bën të ditur se nuk ka as viktima dhe as të plagosur.

NJOFTIMI I PLOTË

Ne Dhermi nuk ka asnje te lenduar asnje te plagosur asnje viktime.

Ka ndodhur nje konflikt ne nje lokal. Nje person ka qelluar me arme ne ajer. Nga te shtenat ska asnje te lenduar.

Policia ka nderhyre menjehere ku ka bere te mundur kapjen dhe shoqerimin e autorit te dyshuar .

Grupi hetimor eshte duke punuar per dokumentimin e plote te ngjarjes.