Policia e Dibrës njofton se ka proceduar 33 persona dhe ka arrestuar 9 persona, në lidhje me sulmet ndaj KZAZ-ve.

Policia njofton: "Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje  më datë 19.06.2019, ku persona të ndryshëm kanë ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit dhe sigurisë të cilët mbanin në ruajtje KZAZ, dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore të KZAZ Nr. 16, (që ndodhej në Pallatin e Sportit Ferit Hysa),  Bashkia Mat,  dhe KZAZ nr 17, (që ndodhej tek Bibloteka e qytetit), Bashkia Klos,  Specialistët për Hetimin e Krimit në D.V.P.Dibër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas veprimeve hetimore, identifikimin e  personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, kanë arrestuar në flagrancë 9 shtetas: 

E.D, 21 vjeç, banues në Burrel

Xh.Gj, 55 vjeç,  banues në Burrel

M.D, 53 vjeç,  banues në Burrel (Polic i Bashkisë Burrel).

E.T, 49 vjeç, banues në Klos

I.Ç, 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos)

M.Gj, 62 vjeç, banues në Klos

M.L, 38 vjeç, banues në Klos( Përgjegjës i zyrës së ndihmës eknomike në Klos)

R.D, 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirmbajtjen e rrugës, Klos).

H.K, 46 vjeç, lindur në Klos e  banues në Britani e Madhe.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas, konkretisht  :

N.D, B.Ç, D.V, S.K, B.C, Sh.XH, A.B, R.K, Sh.D, J.F, K.P, E.P.

Si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, "Prishje e qetësisë publike",  “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.