Ndryshimi i menjëhershëm i motit nga vlera ekstremisht të larta përsa i përket muajit shtator në vlera normale, sjellin dhe këto mini stuhi, të cilat herë pas herë shoqërohen dhe me rrebeshe shiu.

Reshjet janë në sasira të konsiderueshme duke bërë që të kemi dhe rrezik përmbytje, ku më të dukshme këto kanë qenë në zonat veriore, e më pas ato kanë përfshirë dhe zonat qendrore e jugore.

Ndryshimet klimaterike kanë prekur edhe Shqipërinë. Pas ditëve me thatësirë dhe të nxehta, menjëherë moti ka ndryshuar në fund të shtatorit duke sjellë stuhi në vend. Reshjet e shiut në formën e rrebeshit të shoqëruara me erë kanë nisur që gjatë natës, ndërkohë që do të vazhdojnë edhe ditën e diel e javën që vjen.

Sipas meteorologëve, pritet që e marta dhe në vijim të sjellë përmirësime të kushteve të motit duke bërë që në ditët e para të tetorit të kemi mot të qëndrueshëm.