Prokuroria për Krimet e Rënda nuk ka lëshuar tre urdhër-arreste, por katër të tillë për ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të paktën kështu thonin informacionet e ardhura në celularin e Blendi Fevziut përgjatë emisionit.

Gazetari Spartak Koka tha në studion e emisionit "Opinion", mbrëmjen e sotme, se personi i katërt ishte drejtues i lartë policie dhe një person i afërt me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Koka tha se ai ka qenë një lidhje e afërt e ish-ministrit, ndërsa ka qenë një person që ka mbajtur detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit.