Prishet autobusi i linjës së Unazës në Durrës, bllokon gjithë trafikun te sheshi “Pranvera”, një nga nyjet me më shumë lëvizje në qytet.

Autobusi ka pësuar një avari mëngjesin e kësaj të hëne, duke bllokuar në një anë pasagjerët që do lëvizin me mjetin e transportit publik, si dhe nga ana tjetër duke rënduar trafikun.

Në ndihmë i ka ardhur autobusi i një linje tjetër, që po bën tërheqje me kavo fikse.

Ndërkohë, qytetarët raportojnë për “DurrësLajm” se kanë më shumë se 40 minuta që kanë mbetur duke pritur autobusin te rotonda e Kënetës, duke i vonuar për në destinacionet e tyre.