Peter Tiede plas "bombën": Kam në përgjim një bos krimi që flet me ministrin e Ramës

17/06/2019 - 22:41

Gazetari Peter Tiede deklaroi se do të publikojë përgjime të tjera ku përfshihet një mafioz që flet me një nga ministrat e kabinetit të Ramës për të blerë vota për Partinë Socialiste.

Tiede në një lidhje skype për emisionin ‘A Show’ të Adi Krastës, theksoi se ka ende shumë përgjime të tjera për t’i publikuar në ditët në vijim.

"Edi Rama thotë se unë jam gënjeshtar dhe i blerë nga opozita dhe kjo më bëri që të bëj më shumë kërkime. Kjo është puna ime dhe do unë do bëj punën. Kasetat janë shumë të rëndësishme. 

Kam shumë gjëra sigurisht, por disa do të publikohen ditën në vazhdim, do të publikojmë diçka tjetër, le të them që ka disa kaseta me përgjime ku mund të dëgjoni bosin e një bande kriminale që blen vota për Partinë Socialiste dhe lidhja e këtij  bosi me policinë dhe me një nga ministrat tuaj",- tha gazetari Tiede.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton të gjithë abontentët se më 22 dhe 23 korrik në disa zona të kryeqytetit do të ket

Njësia e qarkullimit rrugor pranë drejtorisë së policisë së qarkut Durrës ka përforcuar me shërbime shtesë akset më problematike të qarku

Shqiptari Festim Lato, i cili ishte vetëshpallur President i Republikës së Çamërisë raportohet të jetë vrarë në Holandë.

OBSH përgëzon Qeverinë Shqiptare për hapat e ndërmarrë për ndalimin e duhanpirjes dhe mbrojtjen e shëndetit nga të gjitha llojet e produk

Ashtu si në mandatin e parë, Bashkia e Tiranës vijon punën për shtimin e këndeve të lojërave për fëmijët.

Një super-operacion droge mes Italisë dhe Shqipërisë është finalizuar me sukses këtë mëngjes.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Bradasheshi”, sekuestrohen 50 doza kokainë, aparate celular, një automjet dhe një shum

Policia Kufitare e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës kanë zhvilluar një trajnim në Plavë për rritjen e nivelit të kapaciteteve të Polic

Temperatura relativisht të larta dhe kthjellime mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë deri në orët e pasdites, kur në verilindje dhe jugli