Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur short për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci pas pezullimit të tij për çështjet që kishte në proces.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se në vijim të vendimit të djeshëm të Mbledhjes së Gjyqtarëve për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci, u hodh shorti për zëvendësimin e tij në trupin gjykues që do të shqyrtojë çështjen që i përket subjektit të rivlerësimit prokurorit Fatmir Lushi.

Pas hedhjes së këtij shorti, gjyqtari Luan Daci u zëvendësua nga gjyqtare Ina Rama.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

  • Kryesuese: Natasha Mulaj
  • Relator: Ardian Hajdari
  • Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

“Ju bëjmë me dije se për këtë arsye, seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u ndërpre, për t’u zhvilluar në datën 08.09.2020, ora 9.30”, bën me dije KPA.